24 Dhjetor 2024

Sot fillon gjykimi për rastin “Kleçka”

Prishtinë, 13 qershor - Sot pritet të mbahet seanca e parë dëgjimore për “rastin Kleçka”, ku EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave përfshirë këtu edhe deputetin Fatmir Limaj.

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të EULEX-it nuk dihet se nëse do të marrë pjesë në këtë seancë edhe Fatmir Limaj.

Deputeti Limaj nuk ka detyrim ligjor të paraqitet në këtë seancë pasi gëzon imunitetin e deputetit dhe në ndryshe nga 8 të akuzuarit e tjerë që po mbahen në paraburgim, Limaj as nuk është në arrest e as nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tij për shkak të imunitetit të deputetit.

Nga 8 të dyshuarit, 3 janë në arrest shtëpiak ndërsa 5 të tjerët janë në paraburgim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)