14 Janar 2025

Sot fillon "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"

Prishtinë, 5 mars - Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars organizon manifestimi gjithë-popullor "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".

Këlli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Rrustem Berisha,  ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.

Spt në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet "Epopesë së UÇK-së", Komandantit Legjendarë Adem Jashari  dhe familjes Jashari.

Po sot Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mban seancë solemne e cila do ti kushtohet "Epopesë së UÇK-së", rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për Liri.

Edhe Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës  do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

Po ashtu sot do te behët zbulimi i Mozaikut me gëzhoja, të Komandantit Legjendarë Adem Jashari  në Prekaz.

Ndërkaq në Tiranë në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)