Sot dorëzohen seria e fundit e libvrave të gjendjes civile
Prishtinë, 6 mars - Në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot do mbahet ceremonia e dorëzimit të serisë së fundit të librave të certifikuara të gjendjes civile, si pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Librat e Regjistrit Civil.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të librave për komunën e Skënderajt dhe komunën e Drenasit, do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësshefja e EULEX-it, znj. Joelle Vachter dhe Christof Stock, shef i sektorit të bashkëpunimit në zyrën e BE-së.
Ceremonia do të mbahet në objektin e ARC-së, në katin e pestë, duke filluar nga ora 09:00.