Sot do të mbahet seanca e parë e gjykimit të Grupit të Drenicës
Prishtinë, 6 dhjetor - Sot do të mbahet seanca e parë e gjykimit të Grupit të Drenicës, në të cilën janë të përfshirë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe 13 ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, për veprën penale krime lufte.
EULEX-i është duke hetuar Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun, kryetarin e Skenderajt si dhe pesë të dyshuar tjerë, të njohur si Grupi i Drenicës, për krime lufte ndaj civilëve, të mbajtur në një qendër paraburgimi të UÇK-së në komunën e Skenderajt, ndërsa tash për të njëjtin rast po ngarkohen edhe tetë persona tjerë.
Sipas prokurorisë, të burgosurit civilë ishin abuzuar në këtë qendër, në qershor të vitit 1998.