Sot diplomon gjenerata e vitit 2013 e kadetëve të FSK-së
Prishtinë, 5 korrik - Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, organizohet Ceremonia zyrtare e gradimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata e vitit 2013.
Në ceremoninë e gradimit të kadetëve, do të marrin pjesë; Ministri i FSK-së, z. Agim Çeku, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivës, gjeneral major Timoty Orr, mysafir special.
Ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së, atashe ushtarak, oficerët të lartë të FSK-së, të KFOR-it, familjarë të kadetëve dhe mysafirë të tjerë.
Me fjalime do të paraqiten; Ministri dhe Komandanti i FSK-së si edhe gjeneral amerikan Timoty Orr, etj.
Në fund do të bëhet ndarja e vendimeve-gradimeve dhe do të bëhet Betimi i Kadetëve.