Sot diplomon gjenerata e 2016-ës e kadetëve të FSK-së
Prishtinë, 1 korrik - Sot në në Kazermën "Skënderbeu" te FSK-së, në Ferizaj, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2016.
Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë personalitete më të larta shtetërorë të Kosovës, të Ministrisë së FSK-së, të FSK-së, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe familjarët e kadetëve.
Në këtë ceremoni me nga një fjalë përshëndetëse-tematike, do të paraqiten; Ministri i MFSK-së dhe Komandanti i FSK-së.