Sot diplomon gjenerata 2018 e kadetëve të FSK-së
Prishtinë, 25 qershor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia zhvillohet sot në kazermën 'Skënderbeu', në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë, Ministri i FSK-së, Komandanti i FSK-së dhe oficerë të FSK-së.
Të ftuar në këtë ceremoni janë edhe udhëheqësit shtetërorë dhe institucionalë, mysafirë të shumtë dhe familjarët e kadetëve.