Sot certifikohen instruktorët e Forcës së Sigurisë
Prishtinë, 15 maj - Sot në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit do të mbahet ceremonia e certifikimit të Instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK).
Në aktivitetin e certifikimit të instruktorëve të FSK-së, marrin pjesë; Komandanti i KDS, gjeneral brigade Enver Cikaqi, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku si dhe oficerë të FSK-së dhe profesor të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit ka realizuar një program trajnues për instruktorët e KDS-së me ligjërues të Fakultetit të Edukimit në lëmin; Metodat e mësimëdhënies dhe mësimnxënies.
Instruktorët e KDS kanë vijuar këtë trajnim nga data 5 dhjetor 2014 deri më 06 shkurt 201