Sot betohen ushtarët e rijnë të FSK-së
Prishtinë, 20 maj - Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj do të organizojë aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rijnë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë.