Sot betohen rekrutët e rijnë të FSK-së
Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) “Skënderbeu” në Ferizaj do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.