Sot bëhet testimi i sistemit të alarmimit në Prishtinë
Prishtinë, 2 korrik -Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se sot në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet.
Kësaj radhe testimi do të realizohet NË HESHTJE dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.
Testimi në heshtje, është metodë e cila aplikohet në tërë botën, por që e kryen të njejtin veprim sikur alarmim i rregullt me tinguj. Kësaj rradhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.