15 Janar 2025

Sot bëhet rivarrimi i 28 viktimave të fshatit Rezallë

Prishtinë, 5 prill - Sot rivarrosen mbetjet mortore të 28 viktimave civile të luftës, të fshatit Rezallë të Skenderajt.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet sot të shkojë në fshatin Rrezallë të Skenderajt ku do të bëhet rivarrosja e mbetjeve mortore të 28 viktimave të identifkuara në varrezën masive në Rashkë të Serbisë.

Po sot shënohet edhe 16 vjetori i masakrës së Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 deri më tani ishin të zhdukur.

Aktualisht, pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë më 28 personat që do të rivarrosen sot.

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve tre ditë më parë.

Varreza masive në Rudnicë është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore dyshojnë se në këtë varrezë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)