15 Janar 2025

Sot behët pranim - dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së

Prishtinë, 18 mars - Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë, mbahet ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

 Në ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga Komandanti i FSK-së dhe Presidentja e Kosovës,

Me nga një fjalë, do të paraqiten: Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

 Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale.

 Leximi i dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.

Në fund, bëhet ceremonia e Dorëzim-Pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)