Sot bëhen 20 vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s
Prishtinë, 24 mars - Sot mbushen njëzet vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Gjatë kësaj periudhe, Kosova përjetoi një varg ngjarjesh të rëndësishme: spastrimi etnik mori fund, forcat serbe u detyruan të largohen, filloi një proces stabilizimi me ndërtimin e institucioneve dhe më në fund ajo u shpall shtet i pavarur.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
I gjithë ky proces filloi me fushatën e bombardimeve të udhëhequra nga aleati me i madhi shqiptareve Shtetet e Bashkuara te Amerikes.