09 Maj 2024

Smakiqi, ka udhëtuar zyrtarisht për në Arabinë Saudite

Prishtinë, 15 prill - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Riad të Arabisë Saudite.

Ai do të marrë pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA).

Tema kryesore në këtë konferencë është “Çështja e edukimit bashkëkohor në polici, trajnimet dhe hulumtimet”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 34 vende anëtare të INTERPA-s si dhe vende të reja që janë kandidate për anëtarësim në këtë organizatë.

Drejtori Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare dhe punëtoritë e konferencës, do të takohen edhe më udhëheqësit e akademive policore të vendeve anëtare të INTERPA-së, ku temë diskutimi do të jetë rritja e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovë për Siguri Publike dhe Akademive Policore që janë anëtare të kësaj organizate.

Në konferencë do të mbajë takim Bordi Ekzekutiv si dhe Këshilli i Përgjithshëm i Organizatës INTERPA, ku priten të merren vendime, ndër të tjera edhe vendimi për takimin e radhës.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi u takua edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.

Ambasadori është shprehur i kënaqur për vizitën e drejtorit Smakiqi duke vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në konferencën e dytë vjetore të organizuar nga INTERPA është mjaft e rëndësishme, aq më parë në një konferencë e cila ka të bëjë me fushën e sigurisë publike.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)