Smakaj shkaku i dorëheqjes së Merovcit
Prishitnë, 22 mars - Zëvendës Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Latif Merovci ka dhënë dorëhejqjen dy ditë më parë nga raorotimi i tij në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së. Data e raportimit ishte vendosur data 13 e këtij muaji.
Dy janë arsyet kryesore të dorëheqjes paraprake drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe parregulsit brenda këtij institucioni.
Shefi i tij Bashkim Smakaj me të cilin ishte planifikuar të shkonte në Kuvend për të raportuar, kishte punuar me ditë të tëra që të pengonte raportimin e Merovcit në komision.
Kështu së paku, ka shkruar Latif Merovci në një letër dyfaqëshe që ia ka dërguar ditë më parë Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, të cilin e udhëheq deputeti, Florin Krasniqi.
Në letrën e tij ai ka sqaruar arsyet e mosparaqitjes në Komisionin Parlamentar dhe me këtë edhe arsyet e dorëheqjes së tij nga pozita në të cilën në shtator të vitit 2009, ishte emëruar me vendim të presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Letra e Merovcit, të cilën e ka parë gazeta Zëri, përshkruan në disa paragrafë, parregullsitë brenda AKI-së.