Smakaj jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të AKI-së
Prishtinë, 16 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, zotëri Isa Mustafa, sot pranuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, zotëri Bashkim Smakajt.
Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa vlerësuan punën gjashtëvjeçare të zotëri Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së dhe falënderuan drejtorin e deritashëm për përkushtimin e tij në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.