16 Janar 2025

Sllovenia do të vazhdoj përkrahjen për FSK-në

Prishtinë, 30 shtator - Në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot për një vizitë zyrtare qëndroi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, AndrejaKatiq.

Me këtë rast, ministri i MFSK-së, z. Demolli pasi i dëshiroi mirëseardhje ministres së Mbrojtjes së Sllovenisë znj. Katiqe falënderoi Qeverinë e Slloveninë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmat që kanë dhënë dhe po japin për FSK-së, edhe përmes këshilltarëve në NAT dhe NLAT, si dhe përmes pjesëmarrjes së FSK-së në ushtrimet rajonale në Slloveni.

Ministri Demolli gjatë takimit gjithashtu e ka njoftuar ministren Katiq, me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar si dhe për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.Po ashtu Ministri Demollikërkoj nga ministrja e Mbrojtjes sëSllovenisëpërkrahjen e saj, për pjesëmarrjen e FSK-së, në Nismat Regjionalesi dhe integrimet Evro-Atlantike.

Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë,nga ana e saj, theksoi se jemi të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatësisht të FSK-së dhe të Ushtrisë së Sllovenisë, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant RrahmanRama, zëvendësministrat Fadil Gashi e MuhametLatifi dhe këshilltari i Ministrit për çështje ushtarake, kolonel Fadil Hadërgjonaj, ndërsa në delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, merrnin pjesë, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë,z. MiljanMajhen,PetraCuletto, zyrtar nga Zyra e Ministrit dhe LeonRecnik nga Drejtoria e Politikave të Mbrojtjes, etj.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)