23 Dhjetor 2024

Sllovakia tërheq trupat nga KFOR-i

Prishtinë, 19 nëntor - Kontingjenti i KFOR-it sllovak e ka përmbushur misionin e tij në Kosovë dhe ushtarët e fundit do të kthehen në vedin e tyre këtë javë, siç është paralajmëruar më parë nga Kryeministrja sllovake, Dr. Iveta Radičová gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Trupat sllovake kanë shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it që nga shtatori i vitit 1999.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Bühler shpreh mirënjohje në emër të NATO-s dhe KFOR-it për shërbimin e shkëlqyer dhe performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve sllovakë:

“Ju, ushtarët sllovakë, keni shërbyer për paqen dhe sigurinë e gjithë popullit të Kosovës që nga fillimi i misionit të KFOR-it në vitin 1999. Ju keni kontribuuar në mënyrë domethënëse për përmirësimin e përgjithshëm të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. KFOR-i shpreh nderime për të gjithë ushtarët sllovakë dhe përkujton 44 ushtarët sllovakë të cilët kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Si Gjeneral ne krye të Komandës ju falënderoj në emër të NATO-s dhe KFOR-it për shërbimin tuaj të shkëlqyer dhe përkushtimin tuaj në shërbim të paqes. KFOR-i mund ta reduktojë numrin e ushtarëve gjithashtu për shkak të përkushtimit tuaj për më shumë siguri në Kosovë. Kështu që, disa nga detyrat tuaja të mbetura mund të kalojnë tek shtetet tjera të KFOR-it në kontekstin e riorganizimit të KFOR-it. Prandaj ju mund të ktheheni krenar në vendin tuaj dhe të raportoni: ‘Misioni përfundoi’.”


Më shumë se 2.000 ushtarë sllovakë e kanë mbështetur misionin e KFOR-it gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit.

Kontributi i Sllovakisë ndaj KFOR-it është planifikuar deri në vjeshtën e këtij viti, si pjesë e zvogëlimit të numrit të trupave të KFOR-it.

Ata kanë shërbyer në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë, në “Battle” Grupin Shumëkombësh Qendër (MNBG C) dhe në përfaqësinë e shtetit të tyre brenda SHQ të KFOR-it. Një kompani e mekanizuar së fundi ka qenë pjesë e “Battle” Grupit Shumëkombësh Qendër (MNBG C).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)