Sllovakia pritet të njohë pasaportat e Kosovës
Prishtinë, 20 korrik - Sllovakia, pritet të njohë pasaportat e Kosovës. Burime diplomatike kanë thënë për Kohën ditore se qeveria sllovake ka vendosur ti njohë pasaportat e Kosovës dhe se ky vendim pritet që të bëhet publik brenda pak ditësh.
Vendimin për njohjen e pasaportave pritet që të publikohet edhe zyrtarisht brenda pak javësh, dhe siç kanë vlerësuar burimet, vjen si rezultat i angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shteteve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, për të punuar me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s`e kanë bërë një gjë të tillë.
Por këtë nuk e kanë konfirmuar as shefi i Zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Henrik Markus, e as Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.