17 Janar 2025

Sllobodan Gavriqit i ulët dënimin nga 13 në 11 vjet burg

Prishtinë, 5 dhjetor - Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka ulur për dy vjet dënimin, qytetarit nga Serbia, Sllobodan Gavriq, i akuzuar për terrorizëm.

Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 13 vjet burg, por Gjykata e Apelit ia ka zbritur këtë dënim 11, pas ankesës së bërë nga pala mbrojtëse.

Mbi Gavriqin rëndon akuza për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Vendimi për uljen e dënimit është arsyetuar nga Apeli me faktin se Gavriq, ka pranuar veprimet e tij inkriminuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)