05 Maj 2024

Skender Voca lirohet nga akuza për një rast të vrasjes

Prishtinë, 27 dhjetor - Gjykata e Qarkut në Prizren, në një Trup gjykues të përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka liruar nga akuza një të pandehur, i cili qe akuzuar për vrasje të rëndë.

Trupi gjykues kishte gjetur se nuk ishte dëshmuar se ai e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Ky rast ka të bëjë me një person nga Prizreni, i cili ishte zhdukur në gusht të vitit 1999, mbetjet mortore e të cilit ishin gjetur në fshatin Karaçicë, komuna e Shtimes, në vitin 2000 dhe 2002.

Në vitin 2011, një Trup gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prizren kishte shpallur të pandehurin e këtij rasti, Skender Voca, fajtor për kryerjen e kësaj vrasje.

Pas parashtrimit të ankesës nga avokati mbrojtës, Gjykata Supreme e kishte miratuar atë dhe rasti qe dërguar për rigjykim. Ky rigjykim ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)