16 Janar 2025

Skema kriminale mban peng drejtësinë

Prishtinë, 24 korrik - "Edhe pse avokatët mbeten shumë anash kur flitet për korrupsion dhe për krim të organizuar në sistemin e drejtësisë, unë them se gjyqtari dhe prokurori nuk mund të korruptohen nëse nuk e ka edhe ndërmjetësuesin, i cili e përfaqëson palën."

"Kjo ndodh në shumicën e rasteve, por ka edhe raste që shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu kushdo bën çfarë të dojë. Kjo ndoshta ka mbetur pasojë që prej kohës së luftës”, ka thënë një avokat, i cili ka kërkuar  që të mos i publikohet identiteti

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, të lakuar për korrupsion dhe afera, në çfarëdo lloj institucioni publik, duket se do të jetë alternativa e vetme e Kosovës për t'u bërë pjesë e Evropës. 

Në fakt, nga Brukseli dhe jo vetëm sinjale të tilla indirekte janë lëshuar prej kohësh, duke lënë të kuptohet se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian kalon vetëm përmes arrestimit zyrtarëve të nivelit të lartë, qoftë të kryeministrave, ministrave, prokurorëve dhe gjyqtarëve, të lakuar dhe të akuzuar për korrupsion.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)