Situatë e tensionuar në Drenas për shkak të uljes së pagave nga 240 euro në 180 euro
Drenas, 29 prill - Sindikat e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se për shkak të manipulimeve me tenderë punëtorët e sigurimit të komunës se Drenasit janë përleshur fizikisht me pronarin e kompanisë cili u ka ofrua pagë 170 euro këtyre punëtorëve, pas kacafytjeve pronari i kompanisë ka hekur dorë nga tenderi dhe tani komuna e Drenasit është pa mbrojtje nga kompania fizike me të cilën ka lidhë kontratë.
"Po ashtu sot edhe punëtorëve teknik të disa shkollave të komunës së Drenasit ju ka komunikua nga kompania që menaxhohen se paga e tyre do tu zbritet nga 240 ne 180, por këta punëtorë thonë se me çdo force dhe çmim do të ruajmë pagat tona, njësoj dhe këta të gatshëm të veprojnë sikurse kolegët e sigurimit fizik", ka njoftuar SPSPK.
Me qëllim të ikjes së tensioneve kryetari i Sindikate te Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi pati një takim me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin, drejtoreshën e administratës dhe drejtorin e arsimit, ku sindikata i njofton se me këto paga nuk do punojnë punëtorët dhe vendet e tyre të punës nuk do ti braktisim me asnjë çmimi.