Situatë e qetë në veri
Mitrovicë, 10 qershor - Situata e sigurisë gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë.
Kështu vlerësuan të hënën zyrtarët e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë në takimin e Komitetit lokal për siguri publike.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, tha se tri javët e fundit kanë qetë të qeta. Ai tha se për këtë ka ndikuar vetëdijesimi i popullatës në veri, duke përfshirë edhe atë serbe që nuk është duke i mbështetur grupet kriminale dhe ekstremiste.
Bala tha se kohëve të fundit ka shenja se në veri është duke u pranuar edhe marrëveshja e arritur për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Po shihet që në një formë janë pajtuar me marrëveshjen dhe ka rezultuar që në tri javët e fundit të kemi një situatë të qetë në pjesën veriore.
Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë që të vazhdojnë me përkushtimin e tyre për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.
Gjithashtu u bë e ditur se për shkak të rënies së tensioneve tash e tutje takimet e Komitetit për siguri publike do të mbahen çdo dy javë dhe jo sikur deri me tani çdo javë.