15 Maj 2024

Situatë e qetë në Mitrovicë

Mitrovicë, 23 qershor - Pas protestës së djeshme në anën jugore pranë urës qendrore mbi lumin Ibër, ku ishin përplasur protestuesit dhe pjesëtarët e forcave të rendit situata në qytetin e Mitrovicës sot është e qetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se situata në Mitrovicës, e në veçanti tek ura e Ibrit, një ditë pas protestës së dhunshme, është e qetë, ndërsa ka siguruar se forcat e policisë janë të gatshme për t’u përballur me çfarëdo situate që shfaqet.

“Policia dhe KFOR-i janë të gatshme për çfarëdo që ndodh, por tani për tani situata është e qetë. Qytetarët shihen andej nga ura, por është qetë”, ka thënë Zahiti.

Gjatë protestës së të dielës tek ura sipas tij janë lënduar 13 pjesëtarë të policisë, 13 protestues janë arrestuar, ndërsa 10 prej tyre janë ndaluar nga prokuroria për zhvillim të procedurës gjyqësore.

Zahiti saktësoi gjithashtu se gjatë protestës janë djegur 6 vetura, prej të cilave dy vetura civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)