07 Maj 2024

Situatë e paqëndrueshme në veri

Mitrovicë, 15 prill - Situata e sigurisë në veri mbetet e paqëndrueshme, vlerësuan të hënën në Komitetin e Sigurisë, përfaqësuesit e strukturave komunale dhe ata të sigurisë në Mitrovicë.

U potencua vazhdimi i incidenteve të shpeshta në veri që janë duke e mbajtur gjendjen të tensionuar.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se java është karakterizuar me incidente.

“Situata është e pandryshueshme, meqë incidentet janë duke vazhduar”.

Lidhur me problemet aktuale që janë duke e sfiduar rendin dhe sigurinë, ai theksoi se gjatë vikendit janë parë në Rudare dhe në Zupq persona të uniformuar, duke bërë roje.

“Këta persona kanë vendosur kontejnerë dhe kanë bërë roje përgjatë 24 orëve”.

Ai kërkoi nga strukturat e rendit që të marrin masa dhe të mos lejojnë grupe të tilla që të marrin situatën në duar e tyre.Bala tha se gjendjen e kanë rënduar edhe dezinformatat e medieve serbe për hyrjen e ROSU-së në veri.

“Këto janë dezinformata me qëllim të tensionimit të mëtejmë të situatës”.

Sa i përket incidenteve të tjera gjatë javës së fundit, ai përmendi shpërthimin që ka ndodhur në Zveçan, mandej tentativën për të djegur një shtëpi shqiptare në Kroin e Vitakut etj. 

Në këtë takim ai foli edhe për problemet e banorëve shqiptarë të Leposaviqit si pasojë e rrugës malorë të shkatërruar, për të cilën tha se do të rinovohet nga Komuna e Mitrovicës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)