17 Maj 2024

Situatë e brishtë dhe e tensionuar në Mitrovicë

Prishtinë, 21 maj - Gjendja e sigurisë në komunën e Mitrovicës, ndonëse ka tendencë të vazhdueshme stabilizimi, vazhdon të jetë ende e brishtë dhe e tensionuar.

Kështu u vlerësua sot në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike të Komunës, që u drejtua nga kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati.

Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, kryetari Kastrati ka vlerësuar se zgjedhjet e organizuara nga OSBE-ja për kryetar të Serbisë, që janë mbajtur në veri të komunës dhe të vendit, kanë kaluar pa probleme dhe incidente.

Ai, megjithëkëtë, ka thënë se në veri të qytetit gjatë natës së kaluar ka pas të shtëna të shumta nga armë zjarri, që supozohet të jenë bërë për shkak të fitores së Nikolicit për kryetar të Serbisë, të cilat i kanë shqetësuar tej mase qytetarët që jetojnë atje.

Ai ka thënë se policia e EULEX-it, ajo e Kosovës dhe KFOR-i, duhet të angazhohen maksimalisht për të identifikuar ata që shtinë me armë zjarri, për t’i konfiskuar armët dhe për të ndërpre këtë praktikë që vazhdimisht po i shqetëson qytetarët.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se situata mbetet e brishtë dhe e tensionuar për shkak se shtensionimi dhe stabilizimi i saj, nuk po iu konvenon ekstremistëve serbë.

Ai tha se ata kanë organizuar gjatë ditëve të kaluara disa protesta dhe kanë shtënë vazhdimisht me armë zjarri, për ta mbajtur situatën të këtillë çfarë është.

Pjesëmarrësit e takimit e kanë dënuar ashpër sulmin e ekstremistëve ndaj gazetarëve shqiptarë, duke kërkuar që veprimet e këtilla të mos ndodhin më.

Ndërsa Bala ka kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të ju mundësojnë gazetarëve shqiptarë të kryejnë punën e tyre ashtu si duhet edhe në veri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)