29 Prill 2024

Situata vazhdon të mbetet e paqëndrueshme në veri

Mitrovicë, 13 maj - Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e paqëndrueshme. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se veriu ka nevojë për prani të shtuar të forcave të rendit për shkak të veprimit të strukturave ilegale serbe.

Në këtë kontekst, ai shfaqi shpresën për përmirësim të situatës, përderisa fajësoi Serbinë për vonesat që kanë të bëjnë  me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet  Bala, tha se në java e fundit ka qenë e tensionuar për shkak të vizitave të shpeshta të zyrtarëve serbë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë incident, përderisa qytetarët joserbë kanë qenë të shqetësuar për shkak të pranisë së madhe të strukturave të sigurisë së Serbisë që i kanë shoqëruar zyrtarët serbë”.

Sa i përket masave që janë ndërmarrë në veri nga strukturat e sigurisë, përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, thanë se janë duke vazhduar me masa të shtuara, sidomos në lagjet me popullatë të përzier.     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)