30 Dhjetor 2024

Situata në veri të Kosovës e qetë, serbët serish paralajmërojnë protesta

Prishtinë, 30 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e sotëm është e qetë, teksa serbët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat.

“Nuk kemi ndonjë incident që e kemi regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që i ka”, ka thënë Veton Elshani.

Ai tha se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Numër i madh i qytetarëve serbë janë mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut por se situata është e qetë.

Serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nga përleshja e djeshme me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët hodhën shok bomba dhe molotov, së paku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa të lënduar pati edhe nga radhët e protestuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)