28 Dhjetor 2024

Situata në veri mbetet e pandryshueshme

Mitrovicë, 5 mars - Situata e sigurisë në veri mbetet e pandryshuar, përderisa problem serioz mbeten barrikadat në rrugët magjistrale.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit për Siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës dhe ku marrin pjesë drejtues të strukturave komunale dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë.
 
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë zhvillim që do të ndikonte në ndryshimin e situatës në veri.

“Gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar, ndërsa barrikadat në rrugët magjistrale vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos të banorëve shqiptarë të fshatrave të Leposaviqit”.

Ai ka përsëritur kërkesën drejtuar autoriteteve të rendit që të jenë më të vendosura për zbatimin e ligjit.

Kryetari Kastrati ka përmendur si lajm të mirë lirimin e objektit të ish-Jugobankës nga UNMIK-u, të cilin e kanë shfrytëzuar prej vitit 1999.

“Është një zhvillim pozitiv, meqë përreth atij objekti janë larguar rrethojat e betonit duke mundësuar rregullimin e sheshit në atë pjesë të qytetit si dhe realizimin e projektit të shëtitores, që do të nis këtë muaj”.

Për gjendjen e sigurisë foli edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bexhet Bala. Ai tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë.

Ai përmendi si problem serioz vazhdimin e bllokimit të lëvizjes së EULEX-it në veri nga grupet serbe dhe strukturat ilegale që veprojnë atje.

“Javën e kaluar ka ndodhur disa raste që automjetet e EULEX-it janë bllokuar dhe nuk janë lejuar që të lëvizin drejt pikave kufitare”.

Gjithashtu ai ceku si shqetësim të shtënat me armë zjarri në veri nga grupet serbe. “Të dielën në mbrëmje grupet serbe kanë festuar në afërsi të Urës së Ibrit fitoren e Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi, dukë shtënë me armë zjarri. Kjo ka shqetësuar qytetarët joserbë në veri”.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)