26 Dhjetor 2024

Situata në veri e qetë por, ende me tensione të larta

Mitrovicë, 21 tetor - Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë të ditur se aksioni i filluar ditën e djeshme për zhbllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimit kufitar në Bërnjak në veriun e Kosovës është kryer me sukses dhe këto rrugë janë vënë nën kontroll.

Paqeruajtësit hasën në rezistencë nga banorët serbë që kundërshtuan heqjen e barrikadave të vendosura qysh më 25 korrik të këtij viti. Për ta realizuar këtë, ushtarëve të KFOR-it iu desh të përdorin edhe gazin lotsjellës.

Dhjetë ushtarë të KFOR-it janë plagosur gjatë aksionit, ndërsa edhe serbë ka të plagosur. Raportohet se 25 prej tyre janë lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Nga zyra për informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit. Këta zyrtarë deklarojnë se operacioni pati sukses.

“Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.

Pjesa dërmuese e barrikadave që janë larguar, janë në rajonin e Zubin Potokut dhe siç merret vesh janë larguar vetëm barrikadat sekondare, ndërkaq ato në Zupç dhe Jagnjenicë nuk janë larguar, përkundër faktit se janë vlerësuar si dy barrikada kryesore në atë pjesë

Në zonën kah Leposaviqi, që çon për në Jarinjë, barrikadat nuk janë prekur fare, ndërsa nuk është parë as prania e serbëve në ato barrikada.

Është vlerësuar se pjesa ka Leposaviqi është pjesa më delikate për largimin e barrikadave edhe për KFOR-in.

Burimet lokale serbe të informimit thanë se janë plagosur 22 serbë gjatë aksionit të KFOR-it, tre prej tyre në gjendje të rëndë”. Sipas këtyre burimeve, plagët janë shkaktuar nga gazi lotsjellës.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë e kanë përkrahur aksionin e trupave paqeruajtëse të NATO-s për zhbllokimin e rrugëve në veriun e vendit.

Gjendja në veriun e Kosovës raportohet e qetë por me tensione të larta. Qytetarët serbë të veriut po vazhdojnë të qëndrojnë në barrikada.

Nderkaq Policia e Kosovës bën të ditur se nata në veriun e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.

“Edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të porositen pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti.

Ai po ashtu tha se serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në disa barrikada gjatë gjithë natës, ndonëse në një numër më të vogël.

Hoti njëherësh shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e çdo kërkese apo operacioni, që mund t’i kërkohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)