24 Dhjetor 2024

Situata në Portat 1 dhe 31 e qetë por jo e sigurt

Prishtinë, 29 korrik - Mbrëmë dhe në mëngjesin e sotëm situata në Portën 1 (Pika e kalimit kufitar në Jarinje) dhe në Portën 31 (Pika e kalimit kufitar në Bërnjak) ka qenë e qetë.

Megjithatë situata nuk është as e sigurt as stabile.Kështu që Portat mbeten të mbyllura dhe nën kontrollin e KFOR-it. Rregullat për hyrje apo dalje në këto Porta nuk kanë ndryshuar. Në veçanti, automjetet e vogla private mund ta kalojnë kufirin nën rrezikun e tyre.


Megjithatë ato do të ndalen nga KFOR-i dhe do të kontrollohen për armë apo ndonjë mall tjetër të ndaluar.

Kamionët nuk lejohen që të hyjnë. Në Portën 31 në Bërnjak kontrollet janë shumë strikte për shkaqe sigurie.

KFOR-i inkurajon të gjithë që t’i respektojnë këto rregulla.

KFOR-i është i përkushtuar për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën për të gjithë njerëzit.

KFOR-i pret nga të gjithë qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i çfarëdo lloji të dhunës në mënyrë që ta ruanjë situatën e qetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)