15 Maj 2024

Situata në Mitrovicë mjaftë e ndërlikuar dhe e tensionuar

Mitrovicë, 17 prill - Komiteti Lokal për Siguri Publike në Mitrovicë, ka vlerësuar se situata në këtë komunë është mjaftë e ndërlikuar dhe e tensionuar, edhepse gjatë ditëve të fundit nuk ka pas incidente të rënda.
 
Kryetari Kastrati, ka deklaruar se që nga vrasje e Selver Haradinajt në banesën e tij nga ekstremistët serbë, është punuar shumë me qytetarë, duke biseduar me ta në të gjitha lagjet veriore me qëllim të ruajtjes së qetësisë së përgjithshme, gjë që edhe është arritur.

Qytetarët janë treguar syçelë dhe mjaftë të kujdesshëm, duke mos lejuar që të provokohen nga ekstremistët serbë dhe duke iu shmangur kështu incidenteve të rënda.

Kryetari Kastrati në këtë takim ka falënderuar KFOR-in për organizimin e mirë dhe angazhimin e duhur në mjediset me popullatë të përzier në lagjet veriore.

Ai ka thënë se qytetarët e këtyre lagjeve, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, e kanë mirëpritur kthimin e KFOR-it në mjediset e tyre për të krijuar hapësirë më të sigurt. Ata, ka thënë ai, kërkojnë që ushtarët e KFOR-it të qëndrojnë edhe mëtutje në mjediset e tyre.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, ka deklaruar se situata është ende mjaftë e tensionuar, por ka trende pozitive në qetësimin e saj.

Kjo situatë, sipas tij, do të ishte edhe më e qetë, sikur në pjesën veriore të mos defilonin grupe kriminale serbe, të cilat vazhdojnë të fusin frikë e panik ndër qytetarët joserbë që jetojnë në lagjet veriore.

Bala ka thënë se përveç grupeve kriminale serbë që shëtisin me automjete nëpër lagjet me popullatë të përzier pa i penguar askush, qytetarët po i shqetësojnë edhe tubimet parazgjedhore të liderëve ekstremistë serbë në veri të qytetit, të cilët po bëjnë deklarata shoviniste e kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po i fyejnë shqiptarët kudo që janë.

Nysret Mehmeti nga Policia e Kosovës ka thënë poashtu se situata është më e qetë falë edhe masave shtesë që ka ndërmarrë policia e Kosovës, duke i shtuar patrullimet policore dhe duke i vëzhguar vazhdimisht pikat më të ndjeshme në lagjet veriore të qytetit.

Nënkryetari i Komunës, Rizah Haziri, ka deklaruar se qëndrimi edhe mëtutje i barrikadës së vendosur nga ana e ekstremistëve serbë në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të tjerave në qytet e përreth tij, po i irriton qytetarët.

“Vërtet është e pakuptimtë që këto barrikada të qëndrojnë ende, andaj duhet të largohen sa më parë”, ka thënë theksuar ai, njofton Zyra e Informimit të Komunës së Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)