17 Maj 2024

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës ka qenë e qetë

Mitrovicë, 18 nëntor - Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë problem që të reflektonte në sigurinë e përgjithshme.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë takim drejtuesit komunalë përshëndetën edhe mbarëvajtjen e rivotimit të dielën në tri qendra në veri të qytetit.

Ata përgëzuan qytetarët si dhe falënderuan strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë për angazhimin dhe punën e mirë që kanë bërë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se përfundimi i rivotimit pa incidente në veri është një sukses që duhet t’i gëzoj të gjithë.

“Mitrovica në veri prej tani frymon më lirshëm, meqë atje po fillon një kapitull i ri i integrimit, lëvizjes së lirë dhe jetës së re”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, shprehu kënaqësinë që në veri nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë rivotimit.

Ai tha se pasqyrën e mirë e ka dëmtuar prania e pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile” në afërsi të qendrave të votimit, mirëpo prej tani ajo strukturë ilegale duhet të shpërbëhet dhe ligjin ta marrin në dorë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)