Situata e sigurisë në veri e qetë, ndonëse me disa incidente
Mitrovicë, 27 gusht - Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka kaluar me disa incidente por, nuk ka refleltuar në sigurinë e përgjithshme, përderisa problem sërish mbeten barrikadat në rrugët e veriut.
Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim,Behxhet Bala theksoi se javëve të fundit situata ndonëse ka qenë e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar pas disa incidenteve që kanë ndodhur në veri.
Ai dënoi këto akte të dhunshme të kriminelëve serbë si rrahja në orët e vona të natës e disa qytetarë shqiptarë nga një grup prej 10 vetash te pajisur me shkopinj dhe gjesende te forta.
Gjuajtjen me granatë restorantit Tihanoç në Lagjen e Boshnjakëve, të shtënat me armë zjarri ne Zubin Potok afër pikes 31 ku qëllimi ka qenë frikësimi i ushtarëve të KFOR-it.
Sipas,banorëve të asaj ane ka lëvizje të njerëzve të panjohur në pjesën veriore ku u shihen edhe armë në brez, prandaj kjo tregon se duhet të kemi siguri më shtuar në këtë pjesë tha z. Bala
Në anën tjetër, ai përmendi si problem barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut. Theksoi se ato janë barrikada të turpit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke e vështirësuar jetën e tyre.
Ai kërkoi nga organet e sigurisë që te indentifiokohen të gjithe ata qe vazhdimisht shkaktojne incidente dhe shqetesime në pjesen veriore, po ashtu të merren masa ligjore ndaj tyre.
Gjithashtu, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se kemi një situate të mire nga nga zjarret krahasuar me vitin e kaluar.
Nuk kemi pas vatra zjarri këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kjo falë trajnimeve që janë organizuar në maj të këtij viti në shkollat fillore dhe të mesme, me temë Si të mbrohemi nga zjarri , projekt ky i mbështetur nga Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëpim ku janë shpërndarë edhe 10 mijë fletushka tha ai.
Ai, po ashtu falenderoi stacionin e policisë të pjesës jugore për largimin e parkingjeve ilegale në rrugët e qytetit ku përbënin shqetësim për trafikun rrugor dhe këmbësorët.