01 Maj 2024

Situata e sigurisë ka qenë e qetë në Mitrovicë

Mitrovicë, 7 mars - Situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë në Mitrovicë, u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe atyre të sigurisë.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se gjatë kësaj periudhe kohore në veri janë organizuar disa protesta nga banorët serbë për të kundërshtuar praninë e njësitit të trafikut të Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit.

Në këtë kontekst, ai theksoi se autoritet e sigurisë i kanë menaxhuar mirë këto protesta, ku një numër i vogël i pjesëtarëve të komunitetit serbë ka organizuar mbylljen e magjistrales Mitrovicë-Leposaviq.

“Këto protesta janë organizuar nga strukturat paralele që dirigjohen nga Beogradi dhe që kanë për qëllim destabilizimin e veriut”.

Në anën tjetër, nënkryetari Haziri, edhe një herë ka shprehur ngushëllime për familjet dhe popullin amerikan për rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë nga një person që ka prejardhje nga Mitrovica.

“Ne të gjithë si qytetarë, si drejtues institucionesh dhe si shoqëri kemi reaguar dhe e kemi dënuar këtë rast të rëndë. Ky është një akt që nuk është në traditën e popullit tonë, meqë populli ynë shquhet me respektin e lartë për miqtë, në këtë rast për popullin amerikan dhe qeverinë amerikane që ka qenë pranë nesh në kohërat më të vështira”.

Në këtë takim të Komitetit për Siguri qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e KFOR-it amerikan që janë vendosur në veri pas ristrukturimit të KFOR-it në gjithë Kosovën, të cilët kanë shprehur falënderimet e tyre për reagimin e popullit dhe institucioneve kosovare për rastin e Frankfurtit.             

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i ka njoftuar të pranishmit për ecurinë e suksesshme të aksionit për eliminimin e qenve endacakë. Theksoi se ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët, andaj është parë e nevojshme që të organizohen aksione të tilla.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)