Situata e sigurisë dhe liria e lëvizjes në veri të paqëndrueshme
Prishtinë, 27 dhjetor - Zyrtarët të Policisë së Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur se situata e sigurisë së përgjithshme dhe liria e lëvizjes në veriun e Kosovës janë të paqëndrueshme, për shkak se rrugët që çojnë drejt komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të barrikaduara nga serbët lokalë.
Besim Hoti zëdhënësi Policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se përveç barrikadës në Jagnjenicë, e cila ishte larguar nga KFOR-i javë më parë, të tjerat vazhdojnë të qëndrojnë.
Ndërkaq, shef i zyrës për informim në KFOR , Uwe Nowitzki, e ka përshkruar situatën e qetë në veri të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë hollësi nëse KFOR-i planifikon ndonjë aksion për largimin e barrikadave.