Situata e pandemisë po menaxhohet jashtëzakonisht mirë nga Qeveria
Prishtinë, 20 mars - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën diskutuan me situatën aktuale në Kosovë.
Në këtë takim zëvendësministri Gecaj e njoftoi ambasadorin për masat aktuale që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, për pandeminë e Coronavirusit (COVID -19) dhe në veçanti për punën intensive që janë duke bërë organet e sigurisë në Kosovë, që krahas pandemisë, janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se situata e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë nga institucionet e Kosovës, megjithatë tashmë në këto fazë ka nevojë edhe më të madhe që qytetarët të kenë edhe më shumë durim dhe ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve të Kosovës.