12 Maj 2024

Sitnica vërshon 19 shtëpi në Mitrovicë

Mitrovicë, 21 prill - Lumi Sitnica gjatë natës ndërmjet të së dielës dhe të hënës, ka dalë nga shtrati i vet edhe në komunën e Mitrovicës, duke vërshuar dhjetëra shtëpi dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera. Për këtë arsye, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, me bashkëpunëtorët e tij ka qenë në gjendje gatishmërie gjatë tërë natës dhe ka intervenuar në disa lokacione, aty ku është ftuar nga qytetarët.

Drejtori Dragaj është ftuar edhe nga policia e Kosovës, e cila kishte evakuuar një familje boshnjake në Qendrën e Bizneseve të mesme, afër lumit Sitnica, me ç’rast ka ndërmarrë masa të tjera për të evituar dëmet edhe më të mëdha që mund të shkaktoheshin nga vërshimi dhe rryma, ndërkohë që zjarrfikësit e komunës kanë larguar nga shtëpia orenditë dhe pajisjet tjera me vlerë.

Kësaj familje, Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, i cili nga mëngjesi i ka vizituar të gjitha lokacionet e rrezikuara nga vërshimi i lumit Sitnica, drejtori Dragaj dhe përfaqësuesit e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale  ja kanë siguruar fjetjen për tri ditët e ardhshme në motelin Mitromont. 

Nënkryetari Kamberi dhe drejtori Dragajkanë ofruar ndihmën e tyre dhe të institucioneve përkatëse komunale edhe në fshatin Lisicë, ku ishin rrezikuar disa familje dhe pronat e tyre. Ndihmë ju kanë ofruar edhe familjeve të Hajdar Miftarit në stacionin e vjetgër hekurudhor, Bali Hajrës, Fadil Salihut, Bajram Salihut dhe Driton Salihut, ku uji kishte dëprtuar në oborr dhe stalla, si dhe shtëpinë e boshnjakut Gjevdet Ferhatoviq.

Në të gjitha lokacionet e lartpërmendur dhe në lagjen “2 Korriku”, pastaj e në fshatin Kelmend, është evakuuar një familje dhe janë vërshuar 19 shtëpi banimi, 4 firma private  dhe dy motele.

Nënkryetari Kamberi dhe drejtori Dragaj thanë se familjet janë të shqetësuara dhe frikohen se në ditët në vijim mos po rritet niveli i ujit të lumit Sitnica, gjë që do të ju shkaktonte probleme dhe dëme akoma më të mëdha.

Mirëpo, ata thanë se shërbimet përkatëse komunale janë në gjendje gatishmëri dhe se do të ju dilet në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë, të rrezikuara nga dalja nga shtrati e lumit Sitnicë. Sipas tyre, bashkëpunimi me Policin e Kosovës, QOER dhe UNITETI-in, ka qenë në nivel, ndërsa që ka munguar bashkëpunimi i Kompanisë së Ujësjellësit rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)