Sistemit noterial të Kosovës i shtohen gjashtë noterë të rinj
Prishtinë, 14 maj Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, para Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot dhanë betim gjashtë noterë të rinj të Republikës së Kosovës.
Pas ceremonisë së betimit, Ministri Kuçi kërkoi nga noterët që profesionin e ri dhe përvojën paraprake ta vejnë në shërbim të qytetarëve dhe në dobi të rendit e ligjit dhe punën ta kryejnë në bazë të kompetencave ligjore.
Kuçi kërkoi nga noterët bashkëpunim, sidomos me noterët që tani me ushtrojnë punën e noterit, në mënyrë që ky profesion të jetë sa me profesional dhe shtoi së Ministria e Drejtësisë me anë të themelimit të sistemit noterial, ka pasur për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për qytetarët.
Noterët të cilët sot dhanë betimin, pasi falënderuan Ministrin Kuçi për punën e mirë që ka bërë në themelimin e sistemit noterial, premtuan angazhim dhe punë duke u bazuar në kompetencat ligjore.