07 Maj 2024

Sistemit noterial i shtohen edhe 28 noterë të rinj

Prishtinë, 15 prill - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot është bërë betimi i 28 noterëve të rinj dhe njëherësh u shënua njëvjetori i funksionalizimit të sistemit noterial të Republikës së Kosovës, në të cilën morën pjesë përfaqësues të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se një vit punë e sistemit noterial në Kosovës po shënohet me implementim të suksesshëm për çka i falënderoi noterët për punën që kanë bërë, ndërsa nga noterët  e rinj kërkoi kontribut dhe angazhim në profesionin e tyre të ri.

“Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë,  ka qenë dhe mbetet ndihma për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që qytetarët të kenë qasje më të madhe në drejtësi, të kenë shërbime më të shpejta, më të mira dhe kualitative”, tha Kuçi.

Ministri falënderoi shtetin zviceran dhe Institutin Ndërkombëtar të Noterisë për ndihmën e dhënë për ta realizuar këtë  projekt, Këshillin Gjyqësorë dhe atë Prokurorial për bashkëpunimin dhe angazhimin që kanë bërë në këtë drejtim.

Për rëndësinë dhe rolin e noterëve në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryeprokurori Ismet Kabashi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu.

Përfaqësuesi i Institutit Ndërkombëtar të Noterisë, Roland Niklaus, tha se noteria është garantë e sigurisë publike dhe juridike në vend.

“Njohja juaj nga Unioni Ndërkombëtar i Noterisë që përmban mbi 83 shtete është në fazë përfundimtare, pra është në fazën e shqyrtimit dhe dijenisë dhe pas 10 ditëve, anëtarët e Unionit Ndërkombëtar do të vijnë dhe do të inspektojnë në Kosovë, ndërsa ne do të jemi gjithmonë pranë jush për të i’u këshilluar, për t’iu mbështetur dhe ndihmuar”, tha Niklaus.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti ka mbajtur edhe Drejtori i Zyrës Zvicerane në Kosovë, Markus Beachler, i cili i uroi noterët e rinj dhe njëherit përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë për avancimin e shpejt të sistemit të noterisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)