17 Janar 2025

Sistemi i drejtësisë gëzon mbështetje të plotë nga USAID-i

Prishtinë, 14 janar – Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, i shoqëruar me implementuesit e programit të sapo lansuar për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë partneritetin e qëndrueshëm me USAID-in drejt shtytjes së reformave për përmirësimin e sistemin e drejtësisë. Ministri Kuçi i ka njoftuar përfaqësuesit e USAID-it për arritjet e deritanishme në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë.

Programi i ri i USAID-it synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi ka kërkuar që përmes programit të ri, gjyqtarët dhe prokurorët të marrin mbështetje të shtuar profesionale në fusha të caktuara, duke përfshirë luftimin e krimeve kibernetike, krimeve financiare dhe korrupsionit.

Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë mbështetjen e USAID-it në arritjen e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë. Puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore për të drejtat pronësore, hartimin e kodit të parë civil të Republikës së Kosovës, si dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Fuqizimi i sundimit të ligjit mbetet prioritet për te dyja palët. Përfaqësuesit e USAID-it u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin dhe partneritetin e ndërtuar me Ministrinë e Drejtësisë. Përfaqësuesit e USAID-it janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)