16 Janar 2025

Sistemi i Drejtësisë anashkalon kërkesat e gazetarëve

Prishtinë, 30 janar - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vazhdimin e seancës së mbyllur në rastin “Mekaj”. Ne kemi pritur se ky vendim do të ndryshohej dhe se gjykata do të krijonte transparencë.

Megjithatë, me mos ndryshimin e vendimit për rihapje të seancës, sistemi i drejtësisë ka injoruar kërkesat e publikut dhe komunitetit të gazetarëve.

Arsyetimi i gjyqëtarit të rastit se seancat janë mbyllur krejtësisht për shkak të mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë nuk është i qëndrueshëm. Në kërkojmë që ky rast të rihapet për opinion. Mund të jetë i pranueshëm vendimi për mbylljen e disa seancave porse jo i gjithë procesi gjyqësor.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shkruar kohë me parë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Megjithatë edhe ky institucion nuk ka dhënë ndonjë mendim sa i përket mbylljes së proceseve gjyqësore. Duke u thirrur në mandatin që ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet krejtësisht përgjegjësi e gjykatëseve se si të veprojnë në këto raste. Përkundër kësaj, ne konsiderojmë se KGJK-ja duhet të ketë një rol më aktiv pasi edhe ky institucion bart një pjesë të përgjegjësisë për dështimet apo suksesin e sistemit të drejtësisë. Kërkojmë edhe publikisht që KGJK-ja të deklarohet në lidhje me këtë rast.

Shqetësimin e AGK-së për mbylljen e seancave gjyqësore, sidomos rastit “Mekaj” e ka përkrahur edhe European Federation of Journalists. EFJ kohë më parë ka reaguar publikisht duke mbështetur kërkesën e gazetarëve që proceset gjyqësore të jenë të hapura për publik si dhe për gazetarët duke ia rikujtuar sistemit të drejtësisë se parimi bazë për punën e gjykatave është transparenca.

Përveç kërkesës për KGJK-në, ne kërkojmë edhe nga të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që të kërkojnë rritjen e transparencës. Presioni më i madh do të duhej të vinte nga organizatat që monitorojnë fushën e drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)