16 Janar 2025

Sistemi efikas i Drejtësisë, themeli i besimit të qytetarëve në drejtësi

Prishtinë, 12 dhjetor - Sot është organizuar Konferenca vjetore e prokurorëve të Shtetit e mbështetur nga Ambasada e SHBA-sё, ku pjesëmarrës ishin Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, Shefi i Zyrës sё BE-sё nё Kosovë Samuel Zhbogar, Ambasadori i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikës Greg Delawie dhe pёrfaqёsues tjerё tё institucioneve vendore e ndёrkombёtare.

Gjatë fjalës së tij Ministri Kuçi tha se ёshtё i nderuar qё merrё pjesё dhe mund tё drejtohet përball njerëzve qё simbolizojnë drejtësinë e Kosovës. Ministri Kuçi vazhdoi fjalimin e tij duke theksuar se çmon çdo angazhim qё prokurorët dhe gjyqtarët janë duke bёrё pёr tё vёnё nё vend drejtësinë. Ai gjithashtu vlerësoi lart angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për vendin tonё, por edhe për sistemin e drejtësisë nё veçanti.

“Ne po jetojmë në një kohë ku e gjithë vëmendja është e drejtuar nga gjyqësori – në kërkim të Drejtësisë mё funksionale dhe kjo është domosdoshmëri, është çelësi i zhvillimit ekonomik, i forcimit të shtetit brenda në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar, i plotësimit të standardeve ndërkombëtare por edhe integrimit në BE dhe nё të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, shtoi Ministri Kuçi.

Duke folur pёr funksionin e Prokurorit, Ministri Kuçi theksoi se roli i Prokurorit në garantimin dhe mbrojtjen e Drejtësisë është esencial dhe shtoi se prokurori duhet gjithmonë të sigurohet që të mbrohen personat e pafajshëm. Një ndër detyrat tjera esenciale është të ruaj integritetin personal të individëve në mënyrë që të mos dënohen personat e pafajshëm.

 “Kemi dëgjuar dhe parë në raporte se politika po ndikon në gjyqësor, më lejoni t`iu them se jo vetëm politika, por çfarë do ndikimi tjetër mund të bëhet vetëm nëse ju si prokurorë dhe si individ e lejoni këtë. Prokurorët duhet ta bëjnë vetveten të pa-ndikueshëm. Për këtë e kane fuqinë e ligjit dhe iu ftoj ta ushtroni. Ju duhet ta mbroni veten nga tjerët dhe te tjerët nga vetja” shtoi Kuçi mё tej.

Ministri Kuçi vlerësoi punën e Prokurorit dhe theksoi se kjo nuk ёshtё vetëm profesion por është mision, ashtu sikur është edhe vete kërkimi i drejtësisë, mision. Kosova sot ka ndërtuar atë qё quhet arkitekturë e Drejtësisë, ka ligje tё mira dhe demokratike, gjyqtar dhe prokuror profesionist qё kanё kushte tё mira për punë tё pavarur, tё paanshme dhe profesionale. Ju e keni fuqinë ligjore, intelektuale dhe njerëzore për ta bёrё këtë dhe ne kemi vullnet t`u përkrahim dhe mundësojmë tё kryeni punën tuaj me nder dhe përgjegjësi.

Ministri Kuçi e mbylli fjalimin e tij duke kërkuar nga Prokurorët dhe Gjyqtarët  qё tё angazhohen dhe përkushtohen nё punën e tyre pёr tё rezultuar në rritjen e besimit nё drejtësi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)