15 Maj 2024

Siria është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijë

New York, 11 mars  - Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) thotë se Siria është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijë.

Në një raport të publikuar mbrëmë vonë në New York, kjo agjenci tha se numri i fëmijëve të prekur nga lufta civile në Siri është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas raportit, qindra mijëra të rinjë sirianë janë të bllokuar në pjesë të ndryshme të rrethuara të këtij vendi.

UNICEF-i ka cituar shifra të Kombeve të Bashkuara se së paku 10 mijë fëmijë janë vrarë gjatë luftës trivjeçare në Siri, por theksohet se numri real, me gjasë, mund të jetë më i madh.

Në raport shkruan se 2 milionë fëmijë kanë nevojë për ndonjë trajtim ose mbështetje psikike, ndërsa gjithsej 5.5 milionë fëmijë janë prekur nga konflikti në Siri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)