18 Janar 2025

Shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës

Prishtinë, 21 prill - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se shumica e serbëve kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës si rezultat i dialogut të Brukselit. Në vitin 2011 është arritur Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kjo marrëveshje ka bërë që shumica e serbëve të Kosovës të marrin letërnjoftimet e shtetit të Kosovës.

Ky është një zhvillim pozitiv që e ka ndryshuar gjendjen pozitivisht sepse që nga përfundimi i luftës e deri me fillimin e dialogut të Brukselit, serbët e Kosovës me ndikimet negative të Beogradit kishin refuzuar të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës dhe të marrin letërnjoftimet e Kosovës.

Pas angazhimeve maksimale të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit, shumica e pjesëtarëve të minoritetit serb tash janë pjesë e sistemit dhe pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës, në nivel qendror dhe lokal dhe ky progres ka të bëjë me riintegrimin e minoritetit serb në jetën publike dhe shoqërore të shtetit tonë. Mirëpo edhe më tutje një pjesë e vogël e serbëve të Kosovës ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, këtë çështje ne e kemi ngritur në


Bruksel për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndaluar ndikimet negative të Beogradit. Ne i kemi paralajmëruar masat e ndalesës si dhe i ftojmë të gjithë personat e komunitetit serb që ende nuk i kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës që sa më shpejtë të aplikojnë dhe të pajisen me letërnjoftimet e Kosovës. Këtë çështje e kemi ngritur në takimin e pardjeshëm në Bruksel dhe pavarësisht se pala serbe ka mohuar që ende strukturat paralele i lëshojnë këto leje situata në terren është ndryshe. Prandaj, ne si Qeveri e Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian do ta zgjidhim përfundimisht këtë problem dhe së shpejti gjithë ata persona që ende nuk i kanë dokumentet shtetërore të Kosovës do t’i kenë ato.

Sikur edhe në fushat e tjera ku përmes dialogut të Brukselit kemi arritur dhe po arrijmë integrimin e komunitetit serb sidomos nga pjesa veriore e vendit tonë duke shuar strukturat paralele ashtu siç është rasti me shuarjen e policisë paralele serbe, pastaj të ashtuquajturën “mbrojtja civile”, strukturat paralele të drejtësisë, në të njëjtën mënyrë do të merr fund edhe problemi i përdorimit të letërnjoftimeve ilegale në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)