15 Maj 2024

Shtyhet seanca e Kolegjit Penal ndaj Sabri Feratit

Prishtinë, 24 qershor - Gjykata e Apelit e Kosovës ka shtyrë për një datë të pa caktuar seancën ndaj shtetasit  Sabri Ferati, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale - rrezikim i trafikut publik me pasojë vdekjen e personit/personave, sipas nenit 387 paragrafi 9 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo  për shkak të përbërjes jo të plotë të kolegjit penal, gjegjësisht mungesës së gjyqtares referuese Sh. Qerimi, e cila nuk ka mundur të jetë prezente për shkaqe objektive (vdekjes se bashkëshortit). 

Në ditët në vijim gjykata do të caktoj një datë të re për këtë  raste. Palët do të njoftohen në mënyrë te rregullte.

Gjykata  e Apelit shprehet e përkushtuar në zbatimin e plotë të ligjit dhe respektimin e të drejtave të palëve në procedurë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)