Shtyhet mbledhja e shqyrtimit të nominimeve për Kushtetuese
Prishtinë, 23 tetor - Është shtyrë mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e paraparë për sot, është shtyrë për të hënën më, 26 tetor.
Komisioni nuk zhvilloi punimet në mungesë kuorumi, ndërkaq, kryeparlamentari, Kadri Veseli, njoftoi se mbledhja e radhës do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 11:00.