03 Maj 2024

Shtyhet heqja e vizave, 35 mijë azilkërkues

Prishtinë, 3 dhjetor - Mijëra kosovarë azilkërkues të cilët po bredhin vendeve të Shengenit ilegalisht nga mosperspektiva në vend, janë arsye e fortë për të shtyrë edhe më shumë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosovës nuk mund t’i ndihmojë as plotësimi i kritereve teknike të Udhërrëfyesit të Liberalizimin e Vizave.

Mbi 14 mijë kosovarë për dhjetë muajt e këtij viti kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme të BE-së, janë kartë me të cilën vendet e BE-së as në 2015 nuk do të japin dritën jeshile për liberalizim të vizave.

Burime të gazetës “Zëri” nga vendet e Quintit kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë shans që të ketë liberalizim të vizave edhe për së paku një vit.

Përveç 14 mijë kosovarëve të cilët për dhjetë muajt e fundit i kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme, sipas Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së, gjatë vitit 2013, numri i azilkërkuesve nga Kosova, bazuar në të dhënat statistikore të EUROSTAT-it, ka qenë rreth 21 mijë.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)